Urdhër-arresti për Vangjush Dakon, prokuroria kthen përgjigje

Urdhër-arresti për Vangjush Dakon, prokuroria kthen përgjigje

118
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar të këtë një urdhër-arresti të lëshuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Pyetjes së Televizionit Klan akuza iu përgjigj se ndaj Dakos nuk ka asnjë masë të kërkuar nga ky organ. Ndërsa pyetjes nëse Vangush Dako rezulton të jetë pjesë e kësaj dosje apo ndonjë dosje tjetër hetimore, prokuroria nuk iu përgjigj, duke sqaruar se nuk kishin komente për këtë.

Heshtja nuk mohon mundësinë që Vangjush Dako të jetë i përfshirë në dosjen hetimore, ashtu si më herët Partia Demokratike ka denoncuar.

Partia  Demokratike këmbëngul se Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, është i lidhur me bandat kriminale të Durrësit.  Basha disa herë ka deklaruar se Dako figuron prej dy vitesh si nga personat kyç të bashkëpunimit me Avdylajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime.

Ditën e sotme, kryeopozitare ngriti pyetjen e rëndësishme qe duhet të marrë përgjigje: Sa para janë shpenzuar për të hequr fletë-arrestin dhe kush po e pengon arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY