Bastet sportive, deputetja: Mazhoranca mos flasë me Kuran e Bibël, janë peng...

Bastet sportive, deputetja: Mazhoranca mos flasë me Kuran e Bibël, janë peng i këtij vesi

57
0
Shares

Nën kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku deklaron se vetëm mazhoranca nuk mund të flasë për lojërat e fatit.

Sipas Tabakut, ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kane vendosur në rulotën politike.

Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit”, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike:

– Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.

– Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prdhuan marrëzinë e basteve pafund.

– Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

– Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.

– Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.

– Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.

– Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emerin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY