Blerja e mediave shqiptare nga Greqia, Zgjidhja: Rama të japë sqarime për...

Blerja e mediave shqiptare nga Greqia, Zgjidhja: Rama të japë sqarime për milionat sekrete

50
0
Shares

Partia ‘Zgjidhja’ ka kërkuar që të jepen sqarime lidhur me fondet sekrete të Athinës, të cilat janë dhënë për disa media dhe institucione në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima, shprehet e shqetësuar dhe mbi të gjitha dhe pas heshtjes së qeverisë.

‘Fakti që informacionet për blerjen e politikbërësve e mediabërësve në Shqipëri si dhe për bisedimet për Paktin Detar, vijnë nga Athina e po kalohen në heshtje të plotë nga institucionet ligjzbatuese shqiptare është shumë domethënës” thuhet në deklaratën e tyre.

Duke dënuar aktin e qeverisë greke për të financuar mediat në Shqipëri, Zgjidhja deklaron se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje në dëm të interesave shqiptarë duke i bërë thirrje shqiptarëve të shikojnë me kujdes çdo diskutim lidhur me marrëveshjet mes dy palëve.

DEKLARATA E PLOTË

Të sqarohen milionat sekrete të Athinës

Sipas dokumentit sekret të Ministrisë së jashtme greke, miliona euro janë dhënë për të paguar mediat, OJF-të dhe politikanë shqiptarë. Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga ish-ministri Nikos Kotzias, i zbuluar nga gazetari kurajoz grek Dimitris Takis, tregon se Athina ka dhënë pagesa për disa media, gazetarë dhe politikanë shqiptar, për të ndikuar dhe mbajtur qëndrime dhe linja editoriale, në përputhje të plotë me interesat greke.

ZGJIDHJA është e shqetësuar për këtë aferë të re të qeverisë greke dhe për të cilën qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim.
Fakti që informacionet për blerjen e politikbërësve e mediabërësve në Shqipëri si dhe për bisedimet për Paktin Detar, vijnë nga Athina e po kalohen në heshtje të plotë nga institucionet ligjzbatuese shqiptare është shumë domethënës. Qeveria jonë duhet të sqarojë urgjentisht se sa kanë ndikuar këto pagesa sekrete në negociatat shqiptaro-greke. Opinioni publik është i interesuar të dijë përfshirjen e qeverisë shqiptare në menaxhimin dhe shpërndarjen e këtyre fondeve sekrete greke për t’i hapur rrugën miratimit të marrëveshjes së negociuar mes dy qeverive.

ZGJIDHJA kërkon që Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë të sqarojnë menjëherë pozitën e tyre. Sqarime duhet të japë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ka qenë në krye të bisedimeve dhe ka heshtur për çdo takim si dhe politikanët e përfshirë ose jo në negociata, OJF-të, mediat e gazetarët shqiptarë të paguar nga qeveria greke për të tradhëtuar interesat e Shqipërisë në këto negociata.

ZGJIDHJA ka kërkuar përherë marrëdhënie të sinqerta dhe miqësore mes dy vendeve tona. Akti i qeverisë greke është i papranueshëm, shumë i rëndë, i rrezikshëm për integritetin e sigurinë e Shqipërisë dhe poshtërues për një vend sovran.

ZGJIDHJA dënon veprimin e qeverisë greke kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve dhe kërkon nga institucionet e shtetit tonë hetimin e plotë të këtij skandali dhe bërjen e një note proteste ndaj qeverisë dhe ministrisë së jashtme greke.

ZGJIDHJA kërkon sqarimin e plotë të rolit të ambasadores së Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Qeveria e Shqipërisë duhet ta shpallë “non grata” dhe ta dëbojë menjëherë nga territori i vendit tonë këtë diplomate, e cila besojmë se është plotësisht e përfshirë në këtë skandal të paimagjinueshëm.

Znj. Sourani ka ndërhyrë disa herë në punët e brendëshme të Shqipërisë, në dëm të interesave tona kombëtare duke kapërcyer vijat e kuqe të diplomatit dhe e meriton plotësisht dëbimin nga Shqipëria.

ZGJIDHJA i bën thirrje shqiptarëve ta ndjekin me kujdes e vigjilencë marrëveshjen që negocion qeveria e Tiranës me Greqinë. Ne nuk do ta pranojmë kurrë rishikimin e kufijve në dëm të interesave shqiptare dhe do të refuzojmë me vendosmëri dhe çdo çmim sakrifikimin dhe tradhëtimin e Çështjes Çame, e cila qëndron në themel të çështjes sonë kombëtare. Pa trajtuar e zgjidhur të drejtat njerëzore të popullsisë etnike të Çamërisë, nuk mund të zgjidhen dhe rivendosen të drejtat e pamohueshme të shqiptarëve në Ballkan.
#ZgjidhjaPerShqiperine

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY