VIDEO/Momente nga mega-operacioni i të dielës, si u goditën anëtarët e 4...

VIDEO/Momente nga mega-operacioni i të dielës, si u goditën anëtarët e 4 grupeve kriminale

75
0
Shares

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit “ Vol-Vo 4”, ku u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit si dhe u arrestuan 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në pamje shfaqen edhe ambientet në të cilin u zbulua dhe laboratori i heroinës në Has.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY