Gruaja e autorit të masakrës në Mat tregon pse nuk do ta...

Gruaja e autorit të masakrës në Mat tregon pse nuk do ta braktisë kurrë bashkëshortin e saj

83
0
Shares

Bashkëshortja e autorit të masakrës në Mat, i cili vrau 3 persona dhe plagosi një tjetër, është shprehur se pavarësisht çdogjëje ajo nuk do ta braktiste burrin e saj.

Për “Panorama”, Vjollca Koxha nuk i ka pranuar ato që thuhen për burrin e saj, Kujtim Koxhën, se ai ka qënë një person i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Sipas saj, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak se viktimat (punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve) e kanë qëlluar Kujtimin me shishet e birrës.

Vjollca posedonte një fjalor mjaft të varfër, ndoshta ndikuar edhe nga mungesa e shkollimit dhe izolimi social në zonën e thellë të Macukullit.

“Ai ka bërë gabim që i vrau, por ata e kanë qëlluar të parët dhe ne këtej themi se dy duar për një kokë janë”, theksoi dje ajo, teksa shtoi se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht kësaj ngjarjeje.

*Pjesë të shkëputura nga intervista (E PLOTË E LEXONI KËTU)

Banorët e kanë përshkruar Kujtimin si një person të dhunshëm. Për disa konflikte aty në fshat, por edhe për dhunë në familje. Si do ta përshkruanit ju bashkëshortin?

Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimi nuk i binte kurrë në qafë njeriu dhe shihte punën e tij. Nuk ka pasur me askënd probleme këtu dhe më shumë se unë, s’e njeh njeri, se kam kaluar me të 30 vite martesë. Kemi 30 vite me njëri- tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë problem.

Znj, Vjollca, a keni ju informacion se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes dhe pse bashkëshorti juaj kreu këtë krim të rëndë?

Unë thashë se nuk kam qenë aty dhe nuk di se çfarë ka ndodhur. Por kam dëgjuar nga banorët se ata (viktimat) e kanë gjuajtur me shishen e birrës… Ata e kanë dhunuar të parët, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë. Se dy duar për një kokë janë…

A do të shkoni në Gjykatë nesër (sot)? Ju e keni braktisur bashkëshortin pas këtij krimi apo do ta mbështesni, pavarësisht kësaj ngjarjeje?

Jo, nuk kam pse ta braktis. Ai është burri im, pavarësisht se çfarë ka bërë. E thashë se ne kemi 30 vjet bashkë dhe unë do t’i qëndroj pranë. Ka bërë gabim të madh, por unë nuk e braktis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY