E papritur, çifti i njohur i jep fund fejesës

E papritur, çifti i njohur i jep fund fejesës

57
0
Shares

Ajo kaloi një gjendje të vështirë emocionale pas vdekjes së ish-të dashurit të saj.

Madje anulloi shumë prej koncerteve të saj dhe u kërkoi njerëzve që e bezdisnin me komente fajësuese ta linin rehat.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ariana Grande e cila papritur 2 muaj më parë shpalli fejesën me  Pete Davidson. Por, çifti i ka dhënë fund kësaj fejese, sipas TMZ.

Ata thuhet se u ndanë gjatë fundjavës, duke pranuar se thjesht nuk ishte koha e duhur për marrëdhënien e tyre edhe pse të dy akoma ndjejnë dashuri për njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse arsyeja e këtij vendimi është vdekja e ish-të dashurit Mac Miller me të cilin këngëtarja qëndroi për gati dy vjet e lidhur. I riu vdiq nga overdoza dhe të shumtë kanë qënë ata që kanë fajësuar Granden për këtë vdekje, me motivacionin që i riu nuk përballoi dot ndarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY