Ku ka shkuar Elvana Gjata, zbulohet vendndodhja e këngëtares

Ku ka shkuar Elvana Gjata, zbulohet vendndodhja e këngëtares

246
0
Shares

Ditët e fundit është përfolur se këngëtarja Elvana Gjata është larguar jashtë shtetit, pas ngjarjes në të cilën ajo u bë ‘molla e sherrit’.

I dashuri i saj, Ervin Mata është ende në kërkim, ndërkohë që nga këngëtarja nuk ka patur asnjë reagim.

Në emisionin ‘Opinion’ është folur për vrasjen me armë në ‘ish-bllok’ dhe kanë dalë informacione të reja lidhur me vendndodhjen e këngëtares.

Blendi Fevziu ka zbuluar se ajo ndodhet në  Gjermani në një koncert dhe mund të ketë qendruar atje akoma.

Kurse gazetarja Dorjana Bezat, është shprehur Elvana Gjata me të dashurin e saj Ervina Mata kanë qenë në lokal rreth orës 18:00 dhe kur ngjarja ka ndodhur këngëtarja ishte larguar për në koncert dhe se nuk ka qenë në momentin e atentatit.

Nga ngjarja në kryeqytet, të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”. Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY