Gjysmë ton droge e kapur në Itali, policia jep detajet: Vlonjatët hodhën...

Gjysmë ton droge e kapur në Itali, policia jep detajet: Vlonjatët hodhën ngarkesën në det

85
0
Shares

Policia e Shtetit ka nxjerrë detaje për dy shqiptarët e arrestuar në Brindisi, të cilët po transportonin 557 kg drogë në Itali me gomone.

Sipas policisë, gjatë ndjekjes, dy skafistët shqiptarë hodhën ngarkesën në det në tentativë për t’u larguar. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det.

Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

2 forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi”.

Fillimisht u raportua se sasia e marijuanës  së kapur ishte 557 kg, ndërsa pas peshës zyrtare, sasia e bllokuar në Brindisi rezultoi 3 kg më shumë.

Autoritetet njoftojnë se forca të shumta policore po punojnë ngushtësisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë me dy skafistët vlonjatë.

Droga e kapur në Itali 

Operacioni, u ndihmua fale mbështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, qe kanë mundur të identifikonin një gomone me dy skafiste, te cilet tentuan t’i shpetonin ndjekjes.

Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapen dhe ne gomone u gjet 557 kilogramë marihuanë, e paketuar në 24 pako të madhësive të ndryshme.

Nga dalja ne treg e droges, vlera llogaritej ne pothuajse pesë milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY