Audiopërgjimi, reagon Salianji: 2 pyetje të rëndësishme presin përgjigje sot

Audiopërgjimi, reagon Salianji: 2 pyetje të rëndësishme presin përgjigje sot

58
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji ka reaguar lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafaj duke iu referuar konkluzioneve të fundit të  Prokurorisë.

Në dokumentin e fundit thuhet se kunati i Albert Veliut, Fredi Alizoti, dhe vetë “Babalja” do paguheshin me një shumë prej 200 000 euro nga deputeti Salianji, kur biseda e regjistruar të dilte në televizion.

Salianji disa ditë më parë u paraqit në Prokurori për të dorëzuar prova të reja lidhur me këtë çështje, ndërsa i ka hedhur poshtë pretendimet e reja të prokurorisë pasi nëse do të ishte e vërtetë, ai nuk do të ishte këtu.

Në Facebook Salianji ngre disa pyetje të cilat ende nuk kanë përgjigje për këtë çështje:

Reagimi i Salianjit:

Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt.
Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.

Dy pyetje presin përgjigje sot,

-a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?

-Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot? 

Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY