Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Pse është përkeqësuar gjendja e...

Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Pse është përkeqësuar gjendja e gruas në Shqipëri

64
0
Shares

“Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje”, kjo ka qenë tema e Akademisë së Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane. Në këtë diskutim, ka marrë pjesë dhe  Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, njëkohësisht dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Në prezantimin e situatës në Shqipëri, deputetja Vokshi theksoi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë perdoren si fasadë nga kryeministri.

As ndryshimet ligjore, as vendosja e kuotave të përfaqësimit në ligj e në struktura partiake, as rezolutat parlamentare për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, as propaganda e Kryeministrit me numrat e grave Ministre në Qeveri nuk e kanë përmirësuar, statusin e grave në Shqipëri.-tha Vokshi në fjalën e saj.

Argumentat kryesorë të Kryetares së LDGSH u përqendruan tek trajtimi ekonomik i gruas në Shqipëri dhe mungesa e ndihmës nga qeveria.

– Varfëria e ekstreme (sipas BB) e më shumë se gjysmës së popullsisë rëndon më së shumti gratë e vajzat,

– papunësia e grave shkon deri në 50 – 70% në rajone të caktuara.

– diferenca e pagave midis burrave e grave është rritur nga 6.3 (2016) në mbi 10% (2018)

– dhuna me bazë gjinore është trefishuar

-indeksi i pararazisë gjinore është përkeqësuar me 14%.

Vokshi solli në vëmendje të pjesëmarrëseve rastin e mbrojtjes nga qeveria të djalit perdhunues të deputetit socialist. “Megjithëse kishte një denoncim për përdhunim dhe torturim, instituciinet nisë të reagojnë vetëm kur skandali u bë publik nga oficeri i policisë, i cili është kërcënuar publikisht nga kryeministri i vendit.”- u shpreh Albana Vokshi në Akademinë e Forumit të Grave të PPE në Athinë. ​

Presidentja e Forumit të Gruas të PPE, (EPP WOMEN) Doris Pack konstatoi me shqetësim ikjen masive të grave nga Shqipëria, si një përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tyre nga një vend ku pamjet filmike tregojnë se gratë dhe fëmijët shfrytëzohen në parcelat me kanabis dhe ku është verifikuar se deputetë të maxhorancës kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme në disa vende të Europës.

EPP Women, ku bën pjesë edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, e zhvilloi në Athinë Akademinë e Vjeshtës, duke u fokusuar tek nismat e fundit të Komisionit Europian për promovimin e grave në vendim-marrje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY