Vrasja në Tiranë, avokati mbron Eljon Haton: Nuk prova për burgosjen e...

Vrasja në Tiranë, avokati mbron Eljon Haton: Nuk prova për burgosjen e tij

150
0
Shares

Teksa pritet vendimi i gjykatës për të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, avokati i këtij të fundit, ka dhënë një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës në Tiranë, ku ndodhet dhe klienti i tij.

Sipas tij, Hato është një viktimë në këtë ngjarje dhe gjykata duhet ta shqyrtojë si të paligjshëm arrestimin e tij.

Avokati thotë se provat nuk janë të mbështetura në ligj dhe ai nuk është i pafajshëm pasi nuk ka shenja gishtash.

Eljon Hato ndodhet ende në gjendje kritike për jetën, pasi mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në sulmin me armë në një lokal në zonën e ish-bllokut.

Deklarata e plotë e avokatit:

“Në një senacë gjysore te spitali ushtarak prokuroria ka kërkuar arrestim në flagrancë dhe caktimin e masës arrest me burg.

Unë kërkova që gjykata ta shqyrtojë si të paligjshëm arrestimin ndaj klientit tim. Pasi akuzohet për një vepër penale të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Asnjë nga pretendimet nuk është vërtetuar. Provat nuk janë të mbështetura në ligj. Nuk ka asnjë shenjë gishtash. Është i pafajshëm.

Të zhvlërësohet vendimi. Ai është viktimë, është në gjendje të rëndë për jetën. Kërkova të kushtohet kujdes ndaj këtij personi. Vendimi do të jepet më vonë. Rrëth orëa 13:30 në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Është në gjendje të rëndë. Po trajtohet nga mjekët. Nuk është në gjendje të flasë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY