Burg dhe për Vis Martinajn, avokati tregon si qëndron e vërteta e...

Burg dhe për Vis Martinajn, avokati tregon si qëndron e vërteta e sherrit në lokal

96
0
Shares

Në spitalin e Traumës po zhvillohet seanca për të dhënë më pas dhe vendimin për dy të plagosurit, Ervis Martinajn dhe Eljon Hoti.

Pasi avokati i Hotit, mbrojti këtë të fundit, duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për ta arrestuar, pasi nuk ka shenja të gishtave, vjen dhe reagimi i avokatit të të plagosurit tjetër.

Avokati i biznesmenit të plagosur, Ervis Martinajn,si pasojë e përplasjes me armë ka thënë se klienti i tij, Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt dhe kërkesa e prokurorisë për ‘arrest me burg’ është e papërshtatshme.

Mirash Mirashi, tha se klienti i tij ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën dhe sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabiol Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo.

“Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando.”

Mbrëmjen e të enjtes Ervis Martinaj mbeti i plagosur gjatë përplasjes më armë të në ish Bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe i plagosur shoku i tij Eljon Hato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY