Me maskë dhe kallashnikov grabiti dy karburante, i riu tregon pse i...

Me maskë dhe kallashnikov grabiti dy karburante, i riu tregon pse i donte paratë

71
0
Shares

Mariglen Muftaraj, 27 vjeç, u arrestua ditën e djeshme pasi vetëm për 5 orë grabiti dy karburante  i maskuar dhe i armatosur me kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Novoselës, ku i riu ka kryer grabitjen e karburantit brenda Novoselës, në pronësi të shtetasit Y.B., ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj. Ndërsa 5 orë pas kësaj, rreth orës 05:53, 27-vjeçari, në autostradën Vlorë-Fier, ka kryer dhe grabitjen e kar burantit në pronësi të shtetasit F.S.

I maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të të dyja grabitjeve, ai ka deklaruar se ishte detyruar t’i kryente ato për të siguruar para për të emigruar në Greqi, shkruan Panorama.

“Më duheshin lekë për të shkuar në Greqi”, është ajo që Mariglen Muftaraj ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Vlorës.

Policia e gjeti të fshehur në shkurre. I riu jetonte në Berat, dhe më herët ishte dënuar për vjedhje. Grabitjet e ditës së djeshme vijnë pikërisht 20 ditë pas lirimit nga burgu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY