Kush janë katër shqiptarët që u kapën nga policia greke me 76...

Kush janë katër shqiptarët që u kapën nga policia greke me 76 kg drogë

119
0
Shares

Është finalizuar në orët e para të mëngjezit operacioni i koduar “Rrjeta”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Greke.

Në pranga kanë rënë 4 shqiptarë, të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Ndalimi i tyre u bë në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’.

Shqiptarët kishin çanta me vete, ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhja në Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave.

Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.

Si rezultat i mirëorganizimit nga të dyja policitë, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale u bë e mundur që nga antidroga e Igumenicës rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës personat e mëposhtëm :

K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

D. B, 22 vjeç, lindur  në Lezhë,  banues në Sarandë.

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY