EMRAT/Tentuan të fusin drogë në burg, arrestohen vëllezërit nga Lushnja

EMRAT/Tentuan të fusin drogë në burg, arrestohen vëllezërit nga Lushnja

149
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona kanë tentuar të futin drogë në burgun e Kosovës. Policia njofton se janë arrestuar 2 persona si dhe një është shpallur në kërkim.

Nga veprimet e kryera deri tani është konstatuar se janë arrestuar dy vëllezërit të cilët e kanë siguruar drogën nga shtetasi I.Z., 34 vjeç i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i plotë

Nga Specialistët për Hetim e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas si dhe u shpall në kërkim një tjetër dhe konkretisht : 

• Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje.

Si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat

Shtetasit e arrestuar kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY