VIDEO/ PD nxjerr të dhënat: 7 pasuritë e paluajtshme të padeklaruara të...

VIDEO/ PD nxjerr të dhënat: 7 pasuritë e paluajtshme të padeklaruara të deputetit Bushati

131
0
Shares

Gazmend Bardhi nga selia blu ka mbajtur një deklaratë për mediat teksa ka thënë se dhe pse Edi Rama ka hapur fushatën ‘Vëmendja tek njerëzit’, në fakt vëmendja e tij është tek pasurimi i klientëve të oborrit të tij.

Bardhi është ndalur tek deputeti Ervin Bushati i cili është bërë i pasur me tenderat shtetërore duke bashkangjitur dhe deklaratat e pasurisë nga viti 2014-2017.

Deputeti ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipëfaqe totale 3600 m2. Bardhi thotë se nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar shtetëror, Bushati nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë fituar në 22 Prill 2017 si dhe disa pasuri të tjera po në Tiranë, sipas të dhënave në foton e mëposhtme.

Sipas Bardhit, Bushati vazhdon të gëzojë këto pasuri të padekluara në mbrojtje të Edi Ramës, për ti shërbyer akoma atij.

Pasuria e fshehur e oligarkëve të Ramës, është arsyeja e frikës nga vettingu në politikë, nisma, e cila sipas PD, do të sekuestrojë pasuritë e paligjshme të pushtetarëve./K.Balliu

Gazment Bardhi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 28 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY