Ekspertët mjeko ligjorë konfirmojnë dhunën: Xhensila ka shenja të djegies

Ekspertët mjeko ligjorë konfirmojnë dhunën: Xhensila ka shenja të djegies

336
0
Shares

Ekspertiza mjeko ligjore ka vërtetuar se Xhesila Maloku është dhunuar. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, që disponon News 24, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Në dokument, ekspertët e konfirmojnë se Xhisela është dhunuar. Aty thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa ka djegie me cigare në kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”. Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh.

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispizicoopn prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

 Kujtojmë se sot Prokuroria mori në pyetje nënën dhe motrën e Xhiselës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY