‘Për peshkim me Turjan Hyskën’, rrjetet sociale e nxjerrin bllof: Ja kur...

‘Për peshkim me Turjan Hyskën’, rrjetet sociale e nxjerrin bllof: Ja kur ka qenë Balla në Pogradec

159
0
Shares

Ditën e djeshme kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se ai nuk ka lidhje me  kërcënimin e ish- oficerit të Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu.

Gjithashtu si tha  se në datën kur pretendohet se ka ndodhur kërcënimi, pra në 21 Korrik, ai ka qenë duke peshkuar në Pogradec së bashku me Turjan Hyskën, duke kërkuar që moderatori të konfirmonte këtë gjë.

Ndërkohë, vetë postimet e tij në rrjetet sociale e nxjerrin atë zbuluar. Në një llogaritje të thjeshtë, Balla ka qenë vërtetë në Pogradec për të peshkuar, po jo në datën 21 siç pretendon por në datën 22 Korrik.

Gazetari  Dritan Laçi ka publikuar foton e mëposhtme, ku i kërkon deputetit socialist, të tregojë të vërtën e datës 21 dhe jo se çfarë ka bërë në datën 22.

Reagimii Laçit:

A genjeu Taulant Balla kur tha mbreme ne Opinion qe me date 21 Korrik 2018 ishte ne Pogradec duke gjuajtur peshk?
Menjehere pas emisionit mbreme fola me Zotin qe na ka lene Tao dhe pasi qeshi me ton kumbues me tha “Biri im keta peshkataret socialiste nuk dine as te genjejne. Shiko me tha instagramin e Taos”.
Dhe ashtu bera.
Cte shoh. Tao kishte qene per peshk ne Pogradec me 22 korrik gje qe vertetohet edhe nga postimi I videos dhe data e postimit ku peshkon cironka ne liqen.
Tani Tao njehere con mesazh dhe thua isha ne VIDHAS, pastaj thua isha ne Librazhd, pastaj na del per peshk ne Pogradec.
Tani mblidhi vidat dhe na thuaj ku ishe me 21 Korrik 2018 ne oren 19.00….
Nje lutje kam une per ty kur te me japesh pergjigje ku ishe me date 21 Korrik ne mbremje, me bej nje nder me ler Zotin dhe mos me co ne Prokurori si kolegun Collaku, se kam alergji nga drejtesia juaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY