Derbi Partizani-Tirana, frika e përplasjes mes tifozëve, merren masa të rrepta

Derbi Partizani-Tirana, frika e përplasjes mes tifozëve, merren masa të rrepta

58
0
Shares

Sonte, në orën 19:45, në stadiumin “Selman Stermasi” do të luhet derbi i 151-të mes Tiranës dhe Partizanit.

FSHF-ja ka frikën e ndonjë përplasjeje mes tifozëve, duke qenë se policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumit, por gjithsesi do të merren masa.

Këto masa të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive në inteneraret si mëposhtë :

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 17:30 – 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 18:00 – 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejoj grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY