EMRI/Grabitja e banesës së biznesmenit në Bulqizë, policia arreston autorin

EMRI/Grabitja e banesës së biznesmenit në Bulqizë, policia arreston autorin

73
0
Shares

Disa ditë më parë raportuam për grabitjen me dhunë ndaj një biznesmeni, i cili kishte në pronësi lokal dasmash në Bulqizë.

Policia e Bulqizës më në fund pas disa ditësh, bën me dije se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitjen ndaj tij.

Është ndalur 23-vjeçari nga Bulqiza si autori kryesor i dyshuar për grabitjen e çiftit të biznesmenëve, ngjarje e ndodhur më datë 22 Shtator në Bulqizë.

Për zbardhjen e vjedhjes me armë ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë është vënë në pranga i riu: Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.)

Në njoftimin e policisë thuhet se ky person dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A. M., 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi ‘Arrest në shtëpi’.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ka ndodhur ngjarja. Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale ‘Vjedhje me armë’, ‘Armëmbajtje pa leje’, ‘Plagosje e lehtë’, ‘Veprime në kundërshtim me Gjykatën’ të kryera në bashkëpunim, ‘Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY