Zbardhen votat e Panuccit dhe kapitenit të Shqipërisë për futbollistin më të...

Zbardhen votat e Panuccit dhe kapitenit të Shqipërisë për futbollistin më të mirë të vitit

66
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme në Londër u mbajt ceremonia për dhënien e çmimeve të FIFA.

Ashtu siç e do zakoni, dhe trajneri dhe kapiteni i Kombëtares, pjesëmarrës në event, duhet të votonin gjithashtu për këto çmime ”The Best” të FIFA-s.

Mësohet se Christian Panucci  i ka dhlënë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric, 3 pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm 1 pikë Eden Hazardit.

Si kapiten ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë Lionel Messit.

Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY