VIDEO/25 të vdekur mes tyre dhe një fëmijë, kush fshihet pas sulmit...

VIDEO/25 të vdekur mes tyre dhe një fëmijë, kush fshihet pas sulmit me armë në Iran

146
0
Shares

Udhëheqësit iranianë kanë akuzuar shtetet e Gjirit të mbështetur nga SHBA si ata që fshihen pas sulmit terrorist mbi një paradë ushtarake ku mbetën të vrarë 25 vetë, duke përfshirë një fëmijë.

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei tha se “kukullat e SHBA” po përpiqen të “krijojnë pasiguri” në Iran. Autorët hapën zjarr mbi trupat e Gardës Revolucionare dhe zyrtarëve në qytetin jugperëndimor të Ahvaz.

Irani ka thirrur diplomatë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Danimarka, duke akuzuar vendet e tyre për strehimin e grupeve të opozitës iraniane.

“Nuk është e mundur që këto grupe të mos jenë të listuara si organizata terroriste nga Bashkimi Europian për aq kohë sa ata nuk kanë kryer një sulm terrorist në Evropë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Bahram Qasem.

Cfarë ndodhi?

Agjencia e lajmeve Fars tha se sulmi filloi në orën 09:00 lokale dhe zgjati rreth 10 minuta, dhe se ishin katër persona të armatosur.

Sulmuesit gjuajtën dhe u përpoqën të sulmonin zyrtarët ushtarakë në podium, raporton Fars. Viktimat përfshijnë një vajzë katërvjeçare dhe një veteran ushtarak në një karrocë, tha një zëdhënës ushtarak.

Gazetari vendas Behrad Ghasemi tha për AFP se sulmi vazhdoi për 10 deri në 15 minuta dhe se të paktën një nga sulmuesit ishte veshur me një uniformë roje revolucionare.

Së pari ne menduam se është pjesë e paradës, por pas rreth 10 sekondash kemi kuptuar se ishte një sulm terrorist kur truprojat [e zyrtarëve] filluan të qëllonin” tha ai.

Të katër sulmuesit u vranë, thanë mediat shtetërore. Irani po shënon përvjetorin e fillimit të luftës së viteve 1980-88 me Irakun me disa paradë ushtarake anembanë kombit.

v

Kliko të shohësh videon 

Kush është prapa sulmit?

Ka patur pretendime kontradiktore.

Një zëdhënës i Ahvaz National Resistance, një grup ombrellë që pretendon të mbrojë të drejtat e pakicës arabe në Khuzestan, tha se ky grup ishte pas sulmit.

Zëdhënësi nuk tha nëse grupi kishte lidhje me vendet e tjera. Agjensia Amaq e IS-it gjithashtu ka pohuar se ka kryer sulmin. Megjithatë grupi nuk dha dëshmi se ishte përfshirë.

IS ka kryer një sulm të madh në Iran më parë. Në qershor të vitit të kaluar, sulmuesit vetëvrasës sulmuan parlamentin dhe mauzoleun e themeluesit të Islamit Ayatollah Khomeini, duke vrarë 18 vetë.

Burimi BBC.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY