VIDEO/Opozita me axhendë suprizë, Kryemadhi: Po presim Ramën, nëse është pro apo...

VIDEO/Opozita me axhendë suprizë, Kryemadhi: Po presim Ramën, nëse është pro apo kundër vetingut

64
0
Shares

Pas fjalës së Lulzim Bashës, takimi i opozitës vazhdoi me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjatë takimit, kanë raportuar drejtuesit e Grupeve të Punës që ka ngritur opozita në kuadër të aksionit opozitar: Alibeaj, Salianji, Tabaku dhe Luan Rama.

Ndërkohë, pas mbledhjes, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha për gazetarët, se katër grupet e punës bënë një raportim të qartë të situatës dhe problematikave.

Kryemadhi u ndal në fjalën e saj tek vettingu i politikanëve të cilën e vlerësoi si të vetmin mekanizëm që ndan krimin nga politika. Sipas saj Rama ka mbetur i vetëm dhe ndjehet në situatë të vështirë duke theksuar rëndësinë e bashkimit të opozitës. Aksioni opozitar është mëse i qartë, ka thënë ajo, opozita po pret nëse Rama është pro apo kundër vetingut.

Kryemadhi paralajmëroi një axhendë të ngjeshur, sidomos dhe për gazetarët.

”Më e rëndësishme është që axhenda e opozitës do jetë aktive dhe e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët. Do ketë axhendë surprizuese”, u shpreh Kryemadhi.

Prononcim per mediat ne emer te grupeve parlamentare PD-LSI

Prononcim për mediat në emër të Grupeve Parlamentare PD-LSI.

Publiée par Monika Kryemadhi sur Jeudi 13 septembre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY