Teatri Kombëtar, Vokshi: Rama nuk ka nevojë për një ligj special, e...

Teatri Kombëtar, Vokshi: Rama nuk ka nevojë për një ligj special, e vërtetoi dhe BE

54
0
Shares

Partia Demokratike, tashmë prej ditësh dhe javësh, ka qënë në mbështetje të artistëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Por jo vetëm në mbështetje të tyre, para së gjithash, PD mbështet mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore.

Në momentet kur Komisioni Evropian në letrën e dërguar kërkoi nga qeveria që të lejonte garën mes kompanive, kuptojmë se deklaratata, denoncimet, provat dhe faktet e publikuara herë pas here nga Partia Demokratike kanë qënë të drejta dhe të sakta.

Ligji special, të cilin duan ta kalojnë në parlament, fuqizon Ramën dhe kompaninë Fusha dhe se BE e konfirmoi se Rama nuk ka nevojë për ligj special.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, nga ambjentet e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar sërish se do të jetë në krah të artistëve për të mos lejuar këtë aferë korruptive.

Vokshi thotë se Partia Demokratike është kundër çdo ligji i cili ka si synim tjetërsimin e pronës publike.

Ligji është antiligjor dhe anti kushtetues. Kushtetua e ka të qartë ndarjen e pushtetit mes atij qendror dhe atij vendor. Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj special. PD ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbrojmë me çdo kusht dhe kosto vlerat kulturore të Tiranës’‘ ka thënë ajo në fjalën e saj./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY