VIDEO/Basha takon Veselin: Të mos cënohen kufijtë dhe të forcohet uniteti

VIDEO/Basha takon Veselin: Të mos cënohen kufijtë dhe të forcohet uniteti

61
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në selinë blu, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Takimi zgjati për disa orë, ndërkohë që Basha dhe Veseli kanë dalë dhe në një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij Basha ka vënë theksin tek forcimi i unitetit  në Kosovë, në rajon por edhe në Tiranë duke mos lejuar cënimin e kufijve.

Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani. Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave”, është shprehur Basha.

 Nga ana tjetër, Kadri Veseli deklaroi se Kosova nuk ka si qëllim që të marrë kufijtë nga të tjerët pasi kjo do të shkaktonte brenga tek shumë qytetarë.

“Duhet sa më shpejt platforma kombëtarë, për dialogun me Serbinë. Vullneti i qytetarëve është Kosova të pranohet në OKB, e të ecë në rrugëtimin drejt BE e NATO, të ketë raporte të mira me fqinjët. 

Partitë në Shqipëri janë përkrahësit më të mëdha të shtetit tonë, Kjo është e ardhmja jonë, një Ballkan stabili, i integruar ku jetohet në fqinjësi të mirë, pa hyrë në punët e njëra tjetrës”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 12 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY