Muaji shtator si në verë, ja si do të jenë temperaturat në vijim të ditës

Ditët e para të shtatorit kanë qënë të nxehta dhe me një mot kryesisht të qëndrueshëm.
Në të njëjtën linjë, do të vazhdojë dhe për ditën e sotme.

Moti edhe për këtë të mërkurë paraqitet i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri ne 32 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 17 / 32 °C
në vendet malore: 10 / 26 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës.

Ndërkohë, ashtu siç duket dhe në foton e mëposhtme, nuk pritet të ketë reshje shiu në asnjë qark.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje