Aksion në Krujë kundër bandës ‘Haka’, policia arreston ‘të fortin e Niklës’

Aksion në Krujë kundër bandës ‘Haka’, policia arreston ‘të fortin e Niklës’

208
0
Shares
Foto Ilustruese

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat speciale, FNSH, RENEA,  me mjete të blinduara, kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës.

Kjo për shkak të disa kontrollove të befasishme në banesat e njerëzve të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale. Mësohet se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara janë ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka.

Policia ka kryer kontrolle në vilat e Flamur Hakës i njohur me nofkën Tuku, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj.

Deri më tani policia ka shoqëruar Tukun, që njihet si më kryesori dhe ‘i forti’ i zonës dhe kreu i bandës. Tuka është i akuzuar për pengmarrje, grabitje dhe vrasje.

Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA të cilët po shoqërojnë Tukun.

Kontrollet po zhvillohen në banesat e anëtarëve të grupit të njohur si grupi i Niklës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY