EMRAT/U kapën me kokainë në makinë, pranga 3 personave në Berat

0Shares
0

3 persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën me kokainë.

Njëri prej tyre akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori.
•Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”.
•Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku’’, Berat. 

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica i’u gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 

Shtetasi Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje