Kush është Flamur Haka, kreu i bandës së Niklës, i dënuar për...

Kush është Flamur Haka, kreu i bandës së Niklës, i dënuar për pengmarrje dhe 7 grabitje

1039
0
Shares

Policia blindoi mëngjesin e sotëm qytetin e Krujës dhe po kryen kontrolle në banesat e disa anëtarëve të grupeve famëkeqe dhe kriminale në zonë.

Gjatë operacionit, konkretisht janë kryer kontrolle në banesat e anëtarëve të bandës së Niklës, një nga bandat më të rrezikshme që prej 1998-ës.

U mësua se u shoqërua në polici kreu i kësaj bande Flamur Haka.

Kush është Flamur Haka dhe banda e Niklës?

Flamur Haka njihet si ‘koka’ e bandës së Niklës.  Banda e Niklës, e akuzuar për 7 grabitje të dhunshme, një rrëmbim personi dhe një atentat u dënua me 86 vjet burg nga gjykata. 

 Agron Tafani, Kreshnik Berisha, Mustafa Xheka, Edmond Sina dhe Ervin Belba, Flamur Haka dhe Petrit Lleshi, shtatë të pandehurit kanë kryer 7 vjedhje me armë e dhunë në bashkëpunim, një rrëmbim personi me qëllim përfitimin si dhe një vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. “

Veprat penale, të pandehurit i kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga të pandehurit Petrit Lleshi dhe Flamur Haka. Këta vendosnin për objektivin dhe planin e vjedhjes “, sipas konkluzioneve të prokurorisë para se të mernin dënimin. 

Sipas përfaqësuesve të akuzës, të pandehurit Petrit Lleshi dhe Flamur Haka kanë kryer veprat penale të “vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” ndaj Bledar Ullirit, “rrëmbim personi me qëllim përfitimin” ndaj shtetasit Kujtim Shtufi, “vjedhjen me dhunë” ndaj dy kambistëve Avni dhe Ramiz Gjuta si dhe akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, të gjitha këto në bashkëpunim.

Vetë Flamur Haka u dënua me 16 vjet burg, ndërsa sot u kap i lirë në vilën e tij në fshatin Nikël në Krujë. Rrethanat se si është lënë i lirë pavarësisht dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk janë të qarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY