Harroi ku parkoi makinën në Vlorë, 35 vjeçarja e denoncon të vjedhur...

Harroi ku parkoi makinën në Vlorë, 35 vjeçarja e denoncon të vjedhur në polici

80
0
Shares

Një grua nuk mban se ku parkoi makinën dhe e denoncoi në polici si të vjedhur.

Ky është një rast i çuditshëm i shënuar në qytetin e Vlorës. Mësohet se 25 vjeçarja, banuese në Vlorë, i kishte thënë policisë se nuk i kujtohej ku e kishte parkuar makinën.

4 ditë më pas policia e gjeti makinën e humbur e cila ishte në pronësi të një 70-vjeçari me iniciale Xh.H.

Makina u gjet e parkuar në lagjen “4 heronjtë”. Sapo automjeti është gjetur, 35-vjeçarja e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se kishte harruar ku e kishte parkuar makinën.

Njoftimi i policisë

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10. 09. 2018, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, u gjet mjeti tip “Benz”, i shtetasit Xh. H., vjeç 74, banues në Vlorë, i deklaruar i vjedhur, më datë 06. 08. 2018, në lagjen “Lef Sallata”, ku shtetësia E. H., vjeçe 35, banuese në Vlorë, deklaroi se nuk mbante mend se ku e kishte parkuar mjetin. Ngjarja nuk përbën vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY