DETAJE/Vrasja e shqiptarit në New York pa asnjë autor, policia jep shpërblim...

DETAJE/Vrasja e shqiptarit në New York pa asnjë autor, policia jep shpërblim për informatorët

166
0
Shares

23 vjeçari Geri Frashëri u vra në rrethana misterioze në New York. U desh një javë që policia të bëntë identifikimin e tij, ndërkohë që ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen.

Geri Frashëri, 23 vjeç, u vra të premten e javës së kaluar në orët e natës në Bay Ridge. Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja.

Mediat amerikane kanë shkruar gjithashtu se shqiptarit i është dhënë ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të shtrirë në rrugë. Dhe pse e dërgoi menjëherë në spital, i riu nuk mbijetoi dot për shkak të plagëve të rënda në qafë.

Të martën në mbrëmje (11 shtator) familja dhe miqtë e tij mbajtën një ceremoni homazh në Bay Ridge.

“Po përpiqemi ti japim kurajo prindërve,por është e vështirë” thotë kushëriri i Greit, Kristi Leka.

Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërkohë që mbetet ende mister rrethanat dhe arsyet e kësaj vrasje. Policia ka shpërndarë foton e 23 vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin, duke  vënë në dispozicion një shpërblim dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY