EMRI/I gjetën 425 kg drogë në kamion, pranga të riut nga Vlora

EMRI/I gjetën 425 kg drogë në kamion, pranga të riut nga Vlora

67
0
Shares

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për drogë.

Në saj të finalizimit me sukses  të operacionit të koduar “THE TRUCK” u bë e mundur kapja e Albano Rakipit, banues në Vlorë.

Sipas burimeve nga policia, ai ishte shpallur në kërkim pasi në datë 29 janar të vitit të kaluar, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, kamionin në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Kështu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafiku i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY