VIDEO/Basha: Nuk mjafton vetëm Vettingu i politikanëve, Rama ka vetëm një detyrë...

VIDEO/Basha: Nuk mjafton vetëm Vettingu i politikanëve, Rama ka vetëm një detyrë për të bërë

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka folur dhe njëherë i bindur për domosdoshmërinë e nismës së Vetingut të politikanëve për të pastruar vendin nga bandat dhe krimi.

Basha nga selia blu ka thënë se ligji që sapo është dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.

”Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin, kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Asgjësimi me snajper i informatorit janë dëshmi e qartë se shteti ka rënë bandat qeverisin. Që kjo situatë të marrë fund nuk mjafton vetëm vettingu i politikanëve por aksion i fuqishëm politik dhe popullor janë të dosmosdoshëm për të fituar mbi krimin”, tha Basha.

Ndërkohë lidhur me deklaratën e sotme të Ramës, i cili deklaroi se ishte pro për vettingun e politikanëve, Basha u shpreh se Ramës i mbetet vetëm mos ta pengojë këtë nismë pasi   vetingu për politikanët është i njëjtë si ai i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“I gatshëm? Ligji është negociuar njëherë se është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është e njëjta gjuhë që është votuar për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet ne e votojmë pro. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan.

Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo, ai ka vetëm një detyrë që të mos e pengojë por ta sjellë në Parlament” ka thënë Basha.

Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 7 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY