VIDEO/Premtimi i Ramës: Maqedonisë i jepet port në Durrës

VIDEO/Premtimi i Ramës: Maqedonisë i jepet port në Durrës

62
0
Shares

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë publike, por në mediat maqedonase ka dalë informacioni se kryeministri Edi Rama i ka dhënë një pjesë të portit të Durrësit Maqedonisë.

Sipas kronikës të Shenja Tv, ky ka qënë premtimi i Ramës për kryeministrin Zoran Zaev i cili vetë e ka shprehur para kamerave në një takim me disa bamirës në  Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë Zaev tha se pas atij në Durrës, ata synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari.

Po shkëputim një pjesë të deklaratës së tij:

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas.

Kjo do të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve që portet ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë.

Një tjetër çështje është që të lidhemi me Bullgarinë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY