Zmbrapset Thaçi: Të premten nuk diskutojmë për kufijtë me presidentin serb

Zmbrapset Thaçi: Të premten nuk diskutojmë për kufijtë me presidentin serb

48
0
Shares

Ishte lajmëruar se presidenti Hashim Thaçi do të takohej me presidentin Aleksandër Vuçiç të premten, por mesa duket Thaçi është zmbrapsur.

Sipas gazetës ‘Zëri’, Thaçi ka njoftuar se nuk do të flitet për ”Korrigjimin e kufijve”.

Informacioni vjen nga zyra e presidentit Thaçi i cili ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte paralajmëruar se në shtator do të prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për modalitetet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY