PS do të nisë fushatën për anëtarësime të reja, Balla i shtrin...

PS do të nisë fushatën për anëtarësime të reja, Balla i shtrin dorën opozitës për ligjin e gjyqtarëve

81
0
Shares

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka bërë publike vendimet që u morën gjatë mbledhjes.

Ai i ka bërë thirrje opozitës për të gjetur një zgjidhje në lidhje me ligjin për gjyqtarët dhe Prokurorët, duke shtuar më tej, se dialogu me opozitën është shumë i rëndësishëm, në kuadër të integrimit europian të vendit.

Nga ana tjetër, ka paralajmëruar se do të ketë formatimi të Sekretariatit të Partisë Socialiste. Aktualisht pjesë e Sekretariatit të PS-së janë nëntë anëtar, Taulant Balla, Alfred Peza, Musa Uqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Teuta Vodo.

Pritet që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, të datës 7 shtator, të paraqiten edhe emrat e rinj që do të jenë pjesë e Sekretariatit.

Taulant Balla u shpreh për mediat se mbledhja kishte në fokus nisjen e një fushate të re për anëtarësime në PS, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Reagimi i Ballës:

PS mblodhi sot kryesinë e cila diskutoi dhe miratoi çështjet e së premtes që do të mblidhet Asambleja Kombëtare. Ajo do të jetë e fokusuar te turi i llogaridhënies për Shqipërinë që duam. 

Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah procesit të llogaridhënies të fillojmë një fushatë të re anëtarësimesh në PS, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.  

Fokusi kryesor do të jetë te njerëzit, dhe nuk do të merremi me shpifjet që bëhen tre herë në ditë nga selitë e partive të tjera. Po kjo nuk do të thotë që nuk do të impenjohemi për një dialog maksimal me opozitën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY