Prokuroria nis hetimet për pronarin që kërcënoi me armë gazetarët, policia jep...

Prokuroria nis hetimet për pronarin që kërcënoi me armë gazetarët, policia jep njoftimin e ‘thatë’

67
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e sotme ku gazetarët u kërcënuan me armë nga pronari i lokalit ndaj të cilit ishte vënë tritol.

Mësohet se biznesmeni Llesh Buraku, 53-vjeç është shoqëruar në komisariat.

Ky i fundit kanosi me pistoletë gazetarët të cilët po filmonin në vendin e ngjarjes, pasi këtë mëngjes pati një shpërthim tritoli pranë lokalit të Burakut, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Buraku ka thënë prerë që ngjarja nuk do të transmetohej në asnjë media, pasi ai nuk do e lejonte, edhe pse gazetarët ia kishin bërë të qartë se policia do të duhej ta raportonte shpërthimin.

Akoma nuk dihen ende motivet e vënies së tritolit, ndërkohë që policia në njoftimin e saj nuk ka dhënë detaje të tjera duke mos bërë transparente as kërcënimin që iu bë gazetarëve.

Njoftimi i policisë

“Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Ll.B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY