I vendosën bombë në makinë pronares së televizionit serb, dyshimet e para

I vendosën bombë në makinë pronares së televizionit serb, dyshimet e para

66
0
Shares

Një automjet u shkatërrua plotësisht pas një shpërthimi të madh në Beograd të shtunën në mëngjes herët.

Sipas mediave vendase, nga informacionet jozyrtare mësohet se xhipi është përdorur nga pronarja e televizivionit  Pink, Dushica Jakovljevic.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Ljutice Bogdana dhe shkatërroi disa dritare në ndërtesat aty pranë. Nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Sipas informatave jozyrtare, xhipi është përdorur edhe nga i dashuri i Jakovljeviç, Jovica Aleksic, i cili është i lidhur me aktivitete kriminale. Gazeta Blic njoftoi se besohet se Aleksic ishte objektivi.

Dy incidente të tilla  të ngjashme ndodhën në Beograd gjatë muajit të kaluar, një pranë një semafori në lagjen Autokomanda dhe i dyti në Zemun.

Pronarja e Tv Pink

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY