Rikthehet Vetting-u, ja kush prokuror do të përballet me KPK

Rikthehet Vetting-u, ja kush prokuror do të përballet me KPK

77
0
Shares

Pas pushimeve të verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i rikthehet punës në datën 6 shtator.

KPK do të  zhvillojë seancën dëgjimore me Bujar Hotin, i cili është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.

Kujtojmë se vetëm para disa ditësh, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, i cili u konfirmua në detyrë duke kaluar vettingun.

Dhe ky nuk është i vetmi gjyqtar ndaj të cilit i është ankimuar vendimi, pasi Komisioneri ka paraqitur ankesën dhe për gjyqtarë të tjerë të cilët ishin konfirmuar nga KPK.

Ndërkohë që shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë e kanë humbur ‘betejën’ para Vettingut dhe KPK ka shkarkuar disa prej tyre deri tani. Si arsye themelore e shkarkimit të tyre është “Deklarimi i pamjaftueshëm” i cili ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY