VIDEO/65 shoferë nuk u japin përparësi këmbësorëve, ja disa shkelje në dy...

VIDEO/65 shoferë nuk u japin përparësi këmbësorëve, ja disa shkelje në dy orë në kryeqytet

63
0
Shares
Siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në vëzhgimin e policisë rrugoreve.  Nga rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi këmbësorëve edhe në vendkalimet e tyre.

Kjo ndodh në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cënojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.

Në njoftimin e Policisë Rrugore, vjen dhe këshilla për më shumë vetëpërmbajtje gjatë drejtimit të mjetit, me qellim që udhëtimi i sotëm, mos të jetë i fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY