11 të vdekur nga Virusi i Nilit në Greqi, apel për turistët...

11 të vdekur nga Virusi i Nilit në Greqi, apel për turistët : Kujdes, këto janë zonat më të rrezikuara

74
0
Shares

Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi po arrin nivele alarmante, ndërsa Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (KEELPNO) raportoi 107 raste që kanë rezultuar në 11 vdekje deri më tani.

Sipas raportit javor të KEELPNO, të lëshuar të enjten, pritet që të ketë edhe më shumë infeksione virale në ditët në vijim.

Të mërkurën, sipas medias greke Ekathimerini, KEELPNO nxorri numrin e komunave të prekura nga virusi që nga 31 deri në 42.

Rastet janë raportuar në Attikë – kryesisht në pjesët perëndimore, Pire, dhe disa në Athinën qendrore – pjesë të Greqisë veriore, Viotia, Evia, Korint dhe Rethymno në Kretë.

Duke theksuar se “shëndeti publik është në rrezik”, Giorgos Patoulis, i cili është president i Unionit të Bashkive dhe Komuniteteve të Greqisë (KEDE), bëri thirrje për një plan veprimi kombëtar.

Ai gjithashtu iu referua shqetësimit të shprehur kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lidhur me rritjen e numrit të rasteve në Evropë – me Greqinë që vjen e treta pas Serbisë dhe Italisë.

Patoulis vazhdoi të akuzojë Autoritetin Rajonal Attica për joefikasitet. Nga ana e tij, autoriteti njoftoi të enjten se fumigimet do të zhvillohen në Athinën veriore.

Infeksioni transmetohet nga mushkonjat, me simptoma që përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, vjellje, skuqje të lëkurës dhe gjëndra limfatike të fryrë.

Pikërisht lidhur më këtë, ambasada amerikane në Greqi ka publikuar disa këshilla duke i paralajmëruar turistët që vizitojnë vendet e Greqisë.

Turistët këshillohen të qëndrojnë larg zonave Megara, Mandra të Atikës, si dhe te përdorin veshje te gjata e te përdorin sprai farmaceutike kundër mushkonjave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY