Erdogan mund t’i japë fund krizës në Turqi, zyrtari i lartë amerikan...

Erdogan mund t’i japë fund krizës në Turqi, zyrtari i lartë amerikan tregon rrugën e duhur

88
0
Shares

”Turqia mund ti japë fund krizës së saj ekonomike me SHBA-në “menjëherë” vetëm duke liruar pastorin amerikan të ndaluar” kështu është shprehur këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Donald Trump, duke shtuar se një infuzion me para nga Katari nuk do ta ndihmonte ekonominë e Ankarasë.

Monedha turke ka qenë në likuiditet pasi Uashingtoni ka urdhëruar vënien e tarifave në shenjë hakmarrje për arrestimin e Pastor Andrew Brunson me akuza për pjesëmarrje në një grusht shteti të dështuar të vitit 2016.

Z. Brunson mohon keqbërjen, dhe Ankaraja në të kaluarën ka sugjeruar se fati i tij mund të lidhet me atë të një kleriku turk me bazë në SHBA, të cilin presidenti Tayyip Erdogan e akuzon për orkestrimin e pushtit të tentuar.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Turqisë në NATO duke marrë parasysh qëndrimin, zoti Bolton tha: “Kjo nuk është një çështje që duhet folur për momentin. Ne jemi të përqendruar te Pastori Brunson dhe amerikanët e tjerë që mbahen nga qeveria turke në mënyrë të paligjshme dhe ne presim lirimin e tyre”.

Emili i Katarit këtë muaj miratoi një paketë projektesh ekonomike, duke përfshirë një premtim prej 15 miliardë dollarësh për Turqinë, duke i dhënë një shtysë që ka humbur rreth 37 përqind të vlerës së saj këtë vit.

Z. Bolton ishte skeptik për ndërhyrjen nga shteti i Gjirit, i cili ka qenë në kundërvënie me aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

“Epo, mendoj se ajo që premtuan është krejtësisht e pamjaftueshme që të ketë një ndikim në ekonominë e Turqisë. Sigurisht që nuk është e dobishme, por ne do të shohim se çfarë zhvillon nga premtimi i tyre”, tha ai.

Burimi: The telegraph

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY