EMRAT/Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy të rinj

EMRAT/Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy të rinj

158
0
Shares

Një aksident i rëndë u mori jetën 2 të rinjve. Aksidenti  ka ndodhur në aksion rrugor Shkodër – Lezhë.

Nga përplasja e fortë e makinës me një kamion, dy të rinjtë mbeten të vdekur në vend.

Viktimtat janë të moshës 38 dhe 25 vjeç.

Sipas policisë, njëri nga viktimat është Gentian Toma, ndërsa i riu tjetër që udhëtonte me të është Robert Ejlli, i cili ka humbur jetën gjitashtu

Aksidenti ndodhi rreth orës 2.20 të natës në afërsi të Dajçit.

Informacioni paraprak 

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY