Gjermania lufton korrupsionin, aplikon inteligjencën artificiale

Gjermania lufton korrupsionin, aplikon inteligjencën artificiale

79
0
Shares

Gjermania po vendos në punë inteligjencën artificiale për të luftuar korrupsionin. Së fundi prokuroria po shfrytëzon një program informatik të quajtur Watson për identifikimin e aferave korruptive.

“Berliner-zeitung” raporton se makineria antikorrupsion e cila është prodhuar nga IBM monitoron pagesat e zyrtarëve dhe transaksionet financiare duke kërkuar për anomali që më pas bëhen objekt hetimi.

Prokurori Rüdiger Reiff shpjegon se programi mund të përdoret psh në rastin e një zyrtari shtetëror për të identifikuar rastet kur ai bën shpenzime më të larta sesa të ardhurat e ligjshme.

Watson është ndërtuar edhe për monitorimin e shpenzimeve private që bëjnë zyrtarët qofshin këto jashtë orarit zyrtar apo fundjavave me prenotime online apo me pagesa elektronike. Makineria është e aftë të identifikojë edhe rastet kur zyrtarët e vendosur nën monitorim veprojnë me pseudonime për të fshehur veprimin.

Aplikimi i kësaj makineri ka ngjallur edhe debatet e para në Gjermani në lidhje me respektimin e të dhënave private nga programi në fjalë, por edhe mundësinë që ndonjë gabim i mundshëm i platformës të ndëshkojë padrejtësisht nëpunësit shtëror.

Zyra Gjermane për mbrojtjen e të dhënave personale e pyetur nga mediat ka thënë se nuk ka dijeni për programin antikorrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY