Zjarret në Greqi, identifikohet e plagosura shqiptare nga Berati

Zjarret në Greqi, identifikohet e plagosura shqiptare nga Berati

122
0
Shares

Pas lajmërimit zyrtar nga ambasada, se nga tragjedia e zjarreve në Athinë nuk pati viktima të emigrantëve shqiptarë, raportohet se ka disa të plagosur.

Ambasadorja në Greqi, Ardiana Hodbari ka folur për Ora News duke treguar për shqiptaren e plagosur nga flakët.

Bëhet fjalë për një grua 63 vjeçare nga Berati.

Deri në këto momente vetëm ky është rasti i raportuar zyrtarisht. Ndërsa jo zyrtarisht, flitet për 3 viktima shqiptarë, por ende nuk është bërë njoftim zyrtar pasi pas shuarjes së zjarrit po indentifikohen viktimat. Theksojmë se ajo është një zonë ku ka shumë shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh aty.

”Situata është shumë e rëndë dhe tragjike. Numri i viktimave është i lartë dhe pritet të jetë në rritje pasi disa persona janë të humbur. Për sa i përket qytetarëve shqiptarë deri tani zyrtarisht kemi të konfirmuar nga Zyra e Emergjencave dhe Zyra e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë së Shëndetësisë greke një shtetase të lënduar të cilën ambasada e kontaktoi në spitalin Evangjelizmo.

Ajo është totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ajo është një 63 vjeçare nga Berati që jetonte në një nga zonat më të prekura nga zjarret. Mbetemi në kontakt me autoritete greke për të marrë të dhëna zyrtare” ka thënë ambasadorja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY