Turqia i ofroi ndihmë për shuarjen e zjarreve, habit me përgjigjen Kotzias

Turqia i ofroi ndihmë për shuarjen e zjarreve, habit me përgjigjen Kotzias

271
0
Shares

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ofroi ndihmë për situatën emergjente në të cilën u përfshi Greqi këto 24 orë.

Ai tha se “avionët dhe helikopterët për shuarje të zjarrit janë të gatshëm për t’u dërguar në Greqi në rast nevoje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mevlut Cavusoglu tha se homologu i tij grek Nikos Kotzias e falënderoi atë për ofertën, por tha se asistenca nuk nevojitej aktualisht.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Qipros Veriore,  gjatë vizitës së tij zyrtare në Qipron Veriore. Shefi i diplomacisë turke shprehu pikëllimin e tij në lidhje me zjarrin në Greqi.

Dua të shpreh ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Greqisë. Këtë mëngjes kam bërë një thirrje telefonike te ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të cilin e ngushëllova dhe i treguam se jemi të gatshëm për ndihmë. Më pas ai duke biseduar me ministrin në fjalë tha se momentalisht nuk kanë nevojë për një ndihmë të tillë dhe më falënderoi”.

Ministria e Jashtme greke shprehu mirënjohje të sinqertë për ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Maqedonisë për ‘përgjigjen e tyre të menjëhershme në ofrimin e avionëve për të ndihmuar shuarjen e zjarreve vdekjeprurëse në Attikë’.

“Ne përsëri i thamë atij. Jemi të gatshëm. Avionët dhe helikopterët tanë për shuarjen e zjarrit janë të gatshëm për t’i dërguar në Greqi në rast nevoje”, tha Çavuşoğlu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY