Emrat/Vaj hashashi dhe sasi e madhe marijuane në Mamurras, arrestohen 4 persona

Emrat/Vaj hashashi dhe sasi e madhe marijuane në Mamurras, arrestohen 4 persona

89
0
Shares

Kanë përfunduar në pranga 4 persona në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras. Rreth 200 kg lëndë narkotike marijuanë dhe 4 litër vaj hashashi, janë bllokuar teksa po transportoheshin në këtë aks.

Sipas policisë,Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë, Miri (Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë, Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë, si dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë kontrollit atyre iu është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Ndërkaq, vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY