Gjendet i pajetë 18 vjeçari pas 9 ditësh kërkim, mesazhi i fundit...

Gjendet i pajetë 18 vjeçari pas 9 ditësh kërkim, mesazhi i fundit i tij para vdekjes

246
0
Shares
18-vjeçarit Matteo Barbieri ishte shpallur në kërkim pasi u zhduk në rrethana të mistershme. I riu është gjetur pas nëntë ditësh kërkim, i pajetë.
 Mbrëmjen e së  mërkurës së 11 Korrikut, kur ai sapo kishtë lënë punën në një restorant në Romë, I riu u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Mediat italiane shkruajnë gjetja e trupit të 18 vjeçarit këtë të premte hodhi poshtë dyshimet për një vrasje të mundshme. Raportohet se i riu ka humbur jetën në një aksident me motor, me të cilin kthehej cdo mbrëmje në shtëpi, por ende policia po heton për të zbardhur ngjarjen e vërtetë.

Mesazhi i fundit i 18-vjeçarit për të dashurën para zhdukjes pa gjurmë

Mateo në orën 00:36 minuta të mbrëmjes mes 11 dhe 12 korrikut, mbylli turnin, i dërgoi një mesazh të dashurës së tij, Diana, duke i thënë

zemër sapo mbarova punën dhe po shkoj për në shtëpi”.

Pak kohë më parë se ky mesazh, në orën 23.43, ai i kishte shkruar edhe një SMS të natës së mirë nënës së tij.

Fjalët e të dashurës me të cilën është njohur në vitin e tretë të shkollës:

Përpara një muaji Matteo ishte larguar nga shtëpia, nga Roma, për të jetuar me një mik në Anguillara. Çdo natë, pasi mbaronte punën, më dërgonte një mesazh të shkurtër para se të merrte biçikletën e tij dhe të nisej për në shtëpi. Dhe kur mbërrinte ne shkruanim ose dëgjoheshim sërish në telefon. Por atë natë, asgjë tjetër, ai nuk iu përgjigj më telefonit. Unë nuk kam mbyllur më sytë që prej asaj nate. Të nesërmen, me shokun e dhomës, i njoftuam prindërit e tij. Deri tani po jetojmë në ankth”.

K.Balliu/Burimi: Ilmessaggero

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY