Dhunoi avokatin Ilia, flet babai i autorit: E detyroi prokurori

Dhunoi avokatin Ilia, flet babai i autorit: E detyroi prokurori

117
0
Shares

Mondi Vogës është  i shpallur në kërkim nga policia si autori që ushtroi dhunë ndaj avokatit Ilia Ilia. Ai ka qënë i shtyrë nga prokurori  kriminel Ndoj.

Babai i tij, Kadri Voga dy ditë pas ngjarjes, ka reagur duke ngritur akuza  të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin dhe është ai që thotë që e ka detyruar ta dhunojë.

Fjalët e Kadri Vogës:

Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, është shprehur për News24 babai i autorit të dyshuar.

Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga”.

Kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit fiksuan momentin e dhunimit të avokatit Ilia Ilia dhe kanë identifikuar si autorin kryesor, Mondi Voga.

Lidhja e prokurorit me agresorin e avokatit është konfirmuar tashmë edhe me foto mes tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY