LAJM I FUNDIT/Prodhonin dhe shisnin kanabis, në pranga dhe një 17 vjeçar

LAJM I FUNDIT/Prodhonin dhe shisnin kanabis, në pranga dhe një 17 vjeçar

126
0
Shares

3 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me sasi droge. Ata  i janë nënshtruar kontrollit të policisë e cila dhe ka zbuluar se shtetasit kishin të fshehur sasi të kanabisit.

Arrestohen Përparim Sula, një djalë 17 vjeç dhe Hanson Merkohasanaj banues në Tiranë, të cilët akuzohen direkt për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë

Vijon puna nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve për goditjen e rasteve të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas gjatë kontrolleve të ushtruara, si dhe sekuestrohet në total 63.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Perparim Sula, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, gjatë kontrollit të ushtruar u kapën në flagrancë me 56.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY